“Gjendja e gjithë familjes është e rënduar”- Gazetarja jep detaje për ngjarjen në Durrës: Arma e zjarrit nuk është gjetur ende

Feb 23, 2024 | 12:24
SHPËRNDAJE

Gazetarja Klodiana Haxhiaj, në një lidhje live për Panorama TV nga Shënavlashi i Durrësit ku vajza vrau babanë e saj dhe e varrosi në një kasolle pranë banesës, ka dhënë detaje të reja në lidhje me ngjarjen.

Ajo është shprehur se vajza Hygerta Meta e ka pranuar krimin, por ndodhet në gjendje të rënduar psikologjike. E gjitha familja, thotë ajo, ndodhet në gjendje të rëndë psikologjike.

Për viktimën, Pëllumb Meta, nuk ishte me precendet penal, por sipas baorëve të zonës, në familjen e tyre ishte traditë që kryefamiljari merrte çdo vendim.

Nuk është person me precedent penal. Janë familje nga Kruja dhe kanë vite që janë zhvendosur në Durrës. Sipas të gjithë të afërme dhe atyre që kemi marrë dëshmitë. Sipas tyre ka qenë traditë që cdo vendim e merrte kryefamiljari. Kështu kishte ndodhur për vajzën.

Arma e zjarrit me të cilën është kryer vrasja nuk është gjetur dhe po punohet me mjete detektive për gjetjen e saj.

Vajza e ka pranuar. Gjendja e familjes është e rënduar psikologjikisht, sepse ka ndodhur një krim dje dhe e gjitha familja dje është marrë në pyetje si dhe vajza ka është në gjendje të rënduar”.

Kujtojmë se para policisë dhe hetuesve, e reja ka thënë se ka vrarë të atin sepse ai donte ta fejonte pa dëshirë, ndërsa ka shtuar se ëndrra e saj ishte të shkollohej dhe të ndërtonte karrierë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura