Gjendet drogë në një furgon me targa angleze, ja itinerari që do të ndiqte mjeti! Kokaina e paketuar në qese vakumi

May 25, 2024 | 8:45
SHPËRNDAJE

Policia kufitare në portin e Durresit ka ushtruar kontroll në një furgon me targa angleze pas dyshimeve për sende të paligjshme.

porti i durresit1

Por nga skanimi u zbulua se në furgonin e mallrave, i cili ndiqte intinerarin Shqipëri-Itali-Angli, ishin të fshehura 7 pako kokaine.

Droga ishte vendosur në një ndarje të posaçme të krijuar në furgonin e mallrave, poshtë sediljes së shoferit.

Kokaina ishte paketuar në qese vakumi. Në prangat e policisë deri me tani kanë rënë dy persona 38 vjeçari, Arjan Doçi dhe 39-vjeçari Mentor Çuni,

Nderkohe që po vjojnë hetimet për identifikimin e personave të tjerë në këtë rrjet trafiku.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura