Gjashtë orë pa drita, OSHEE jep njoftimin: Këto zona në Tiranë do të kenë mungesë të energjisë elektrike ditën e nesërme

May 31, 2019 | 18:34
SHPËRNDAJE

Ditën  e nesërme, në disa lagje të kryeqytetit, do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike për disa orë.

Sipas OSHEE, për shkak të punimeve në disa kabina, do të stakohet energjia elektrike nga ora 09:00-15:00.

oshee-drita-energji

Zonat që do të preken janë: Rrugët “Allaman Dervishi”, blloku i Pallateve të Malajzianit, “Ali Bakiu”, “Teodor Keko”, tek ish-dogana, “Haxhi Hysen Dalliu”, “Kadri Roshi”, “Ibrahim Brahja”, “Idriz Dollaku” dhe “Sitki Cico”.

Njoftimi i plotë:

Njoftim për stakim1 Qershor

Gjatë ditës së shtunë do të vijohet me punimet në disa kabina, proces ky i shoqëruar me stakim të energjisë, ora 09:00-15:00 dhe prek pjesërisht zonat:

Rrugët “Allaman Dervishi”, blloku i Pallateve të Malajzianit, “Ali Bakiu”, “Teodor Keko”, tek ish-dogana, “Haxhi Hysen Dalliu”, “Kadri Roshi”, “Ibrahim Brahja”, “Idriz Dollaku” dhe “Sitki Cico”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura