Gjashtë muaj pas sulmit me thikë, shkrimtari Salman Rushdie shfaqet në publik: Nuk jam edhe aq keq, por…

Feb 7, 2023 | 22:16
SHPËRNDAJE

Kur kanë kaluar disa muaj nga sulmi, shkrimtari britanik me origjinë indiane, Salman Rushdie, është shfaqur për herë të parë në publik.

rushdie2-1200x720-1-600x360

Autori u sulmua gjatë një konference mbi lirinë në krijimtarinë artistike në Chautauqua, në qytetin e Nju Jorkut, nga një i ri libanez, simpatizant i Gardës Revolucionare Iraniane.

“Duke marrë parasysh atë që ndodhi, nuk jam aq keq”, tha Rushdie për gazetën “The New Yorker.

Shkrimtari u godit 12 herë me thikë në pjesë të ndryshme të trupit. Për pasojë, ka humbur shikimin në syrin e djathtë, ka vështirësi në shkrim dhe sheh makthe “të tmerrshme”. Megjithatë, Rushdie ka siguruar se po ushtron duart për të rifilluar sërish të shkruajë.

“Kam qenë më mirë. Por, duke marrë parasysh atë që ndodhi, nuk jam aq keq. Që kur u sulmova, kam vuajtur nga çrregullimi i stresit post-traumatik. Ulem të shkruaj dhe asgjë nuk ndodh. Unë shkruaj, por është një kombinim i zbrazëtisë dhe gjërave pa vlerë, gjëra që i shkruaj dhe i fshij të nesërmen”, tha Rushdie.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura