Gëzhoja plumbash në mes të rrugës, pamjet nga vendi ku u ekzekutua Martin Bardhi! Pasi e vranë, autorët qëlluan në distancë deri 20 metra teksa largoheshn

Sep 26, 2023 | 13:24
SHPËRNDAJE

Panorama TV ka siguruar pamjet nga vendi ku u vra me breshëri plumbash, 62-vjeçari, Martin Bardhi (Marku) paraditen e së martës (26 shtator) në Rrëshen.

Martin Bardhi ishte liruar pak kohë më parë nga burgu dhe u qëllua për vdekje në lokalin e tij, teksa ndodhej në tavolinë me tre persona që mbetën të plagosur nga të shtënat me armë.

Autorët pas ekzekutimit të 62-vjeçarit u larguan duke qëlluar sërish deri në një distancë prej 20 metrash dhe më pas hipën në një fuoristradë të zezë, e cila u gjet e djegur.

Panorama mëson se personat e plagosur janë Olti Gjini, Ilir Bardhoku dhe Indrit Bardhi, ky i fundit djali xhaxhit të viktimës, Martin Bardhi.

Burimet bëjnë të ditur se autorë të kësaj ngjarje të rëndë kanë qenë dy persona të maskuar, të cilët kanë qëlluar me breshëri kallashnikovi në drejtim të tavolinës ku ndodhej Martin Bardhi së bashku me tre persona të tjerë.

 

Lexoni edhe: Tentoi të vrasë nipin e Kastriot Reçit, kush është viktima që u ekzekutua me armë zjarri në qendër të Rreshenit! Doli nga burgu pak kohë më parë

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura