Gazment Bardhi dënon ashpër aksionin ndaj “Prestige Resort”: Mesazh tipik mafioz dhe një nga aktet më të rënda në demokraci, duheshin pritur vendimet gjyqësore

Mar 25, 2023 | 18:31
SHPËRNDAJE

Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, e ka cilësuar aksionin për konfiskimin e “Prestige Resort” si një mesazh tipik mafioz nga ana e shtetit.

BeFunky-collage (12)

Komentet Bardhi i bëri teksa ishte i ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News 24, ku tha se duheshin pritur vendimet gjyqësore dhe më pas të vepronin institucionet e tjera.

Ai shtoi se Shqipëria është ndarë nga kjo praktikë anti-kushtetuese në momentin që është rrëzuar regjimi komunist.

“Një nga aktet më të rënda në demokraci, jo vetëm për faktin që është i paligjshëm por edhe mënyra i u krye ishte një aksion tipikisht mafioz. Nëse sheh mënyrën si po veprojnë institucionet, duket qartësisht veprim mafioz. Një herë në dy muaj institucionet kujtohen.

Mesazh siç vepron mafia. Vepron, të bën presion e të lë kohë të mendosh para aktit të radhës. Duheshin pritur vendimet gjyqësore, aq më tepër kur bëhet fjalë për prona të pronarit të disa mediave. Konfiskime pa gjyq ka vuajtur edhe familja ime kohë më parë. Jemi ndarë nga kjo praktikë anti-kushtetuese kur kemi rrëzuar regjimin komunist.

Akt i paprecedentë për kohën ku po jetojmë”, tha ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura