Gara për Elbasanin, deputeti i PD në Panorama TV: Edhe socialistët do të votojnë për Luçiano Boçin. Ka marrë mbështetje nga i gjithë elektorati

Mar 27, 2023 | 23:21
SHPËRNDAJE

Deputeti i Partisë Demokratike Luçiano Boçi ka folur mbrëmjen e sotme në emisionin “Log.” në Panorama TV për garën për bashkinë e Elbasanit në zgjedhjen e 14 Majit.

3464e4e5-70a4-4a6f-8477-39e809e0f979

Ai u shpreh se ai gëzon mbështetjen e të gjithë qytetarëve të Elbasanit duke theksuar se edhe socialistët do të votojnë për të.

“Edhe socialistët do votojnë Luçiano Boçin. Nuk është kryetar bashkie vetëm për demokratët. Vetëm për Elbasanin nuk duhet të flasim fare. Ai ka edhe një plus tjetër të madh. Eugen Isai, njeriu që humbi mandatin për shkak se Boçi theu herësin, ka bërë deklaratën që në Elbasan nuk do të ketë kandidaturë nga PD që përfaqëson Alibeaj”, u shpreh ai.

Nga ana tjetër të njëjtin qëndrim pati edhe Neritan Alibali. “Jam i bindur që Luçiano për thyerjen e herësit ka marrë edhe vota nga elektorati gri”, deklaroi ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura