Furgoni i Ministrisë së Shëndetësisë doli nga rruga, shoferi humb jetën pasi pësoi atak kardiak! Ja si është gjendja e pasagjerëve

May 23, 2024 | 10:37
SHPËRNDAJE

Furgoni i Ministrisë së Shëndetësisë është përfshirë në një aksident në Lezhë.

ambulance

Mësohet se shoferi ka pësuar arrest kardiak dhe mjeti ka dalë nga rruga. Për pasojë drejtuesi i mjetit, 50-vjeçari me iniciale A. S., ka humbur jetën.

Ndërsa pasagjerët në furgon raportohet se nuk janë lënduar.

“Rreth orës 10:00, në aksin rrugor “Lezhë-Milot”, shtetasi A. S., rreth 50 vjeç, teksa drejtonte automjetin, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak. Si pasojë, automjeti ka dalë nga rruga dhe 50-vjeçari ka humbur jetën.

Grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e rrethanave të rastit”, sqaron policia.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura