Ftesa edhe për Lulzim Bashën? Flamur Noka thirrje demokratëve: Kthehuni në shtëpi, ka vend për të gjithë!

Jun 11, 2024 | 13:32
SHPËRNDAJE

Në një deklaratë për media pasi Gjykata e Apelit Tiranë vendosi që vulën e Partisë Demokratike t’ia japë Sali Berishës, Sekretari i Përgjithshëm i PD-së së Rithemelimit, Flamur Noka ka dalë në një prononcim për media.

berisha

Noka u bëri thirrje demokratëve që të kthehen në Partinë Demokratike.

“Për çdo demokrat është kjo thirrje, vlen për çdo demokrat, e ka derën e PD-së të hapur dhe është i mirëpritur në shtëpinë e tij”, tha ai.

I pyetur nëse i druhen apelimit të vendimit, ai u shpreh se vendimi i Gjykatës së Apelit është i formës së prerë me rekomandim të Gjykatës së Lartë.

“Ky është një vendim i formës së prerë me rekomandim të Gjykata e Lartë që e kanalizon plotësisht këtë çështje. Kjo ditë nuk është për të festuar, por ditë e së vërtetës. Narko-regjimi është pengesa e vetme e udhëtimit të Shqipërisë në BE dhe ne duhet ta primë këtë betejë. Në emër të gjithë kolegëve, thirrje demokratëve të kthehen në shtëpinë e tyre, sepse ka vend për të gjithë”, tha Noka.

Deputeti demokrat u pyet nëse ftesa e tij për t’u bashkuar me PD-në vlente dhe për Lulzim Bashën, ai tha: “I bëjmë thirrje çdokujt që është kundërshtar me regjimin, jo ata që janë shërbëtorë të regjimit”.

Kujtojmë se sot trupa gjykuese vendosi të mos pranojë ankimimin e Enkelejd Alibeajt duke lënë në fuqi vendimin e gjyqtarit Agron Zhukri. Kjo do të thotë se vula i takon Sali Berishës.

Vendimi i trupës gjykuese, i përbërë nga Alma Ahmeti, Iliba Bezati dhe Elona Toro, është i formës së prerë duke i dhënë fund pas 3 vitesh betejës ligjores në dyert e gjykatës për fatin e partisë më të madhe opozitare në vend.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura