Frikë nga tërmeti në Napoli para duelit me Realin, ekspertët kontrollojnë stadiumin

Oct 3, 2023 | 18:17
SHPËRNDAJE

Nata para ndeshjes së Ligës së Kampioneve mes Napolit dhe Real Madrid nuk ka qenë e qetë. Arsyeja kryesore ka qenë një termet i magnitudës 4 të shkallës Rihter, i cili ka tronditur qytetin e Jugut të Italisë.

sadasdsadsad

Situata në fakt ka qenë pak kaotike pas tërmetit të orës 22.08, pasi skuadra madrilene sapo ishte kthyer në hotel pas stërvitjes dhe mes lojtarëve kishte pak panik. Gjithsesi, gjithçka ka kaluar në normalitet më vonë, teksa është njoftuar se gjërat do të vazhdonin sipas planit, ndonëse stadiumi “Maradona” gjendet në një lagje shumë pranë me epiqendrën e lëvizjeve sizmike.

Komuna e Napolit është vënë në lëvizje për të siguruar që gjithçka është në rregull dhe që në orët e para të mëngjesit, inxhinierë dhe ekspertë kanë kontrolluar me hollësi impiantin ku zhvillohet ndeshja e sotme, për t’u siguruar që nuk ka dëme. Në këtë mënyrë, UEFA është informuar se nuk ka probleme dhe i ka dhënë dritën e gjelbër vijimit normal të ndeshjes që është një nga përballjet kryesore të javës së dytë të fazës në grupe të turneut.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura