Freedom House: Shqipëria pjesërisht vend i lirë, ra me një pozicion

Jan 31, 2017 | 10:40
SHPËRNDAJE

“Freedom House” ka nxjerrë raportin më të fundit në lidhje me lirinë. Kështu, Shqipëria ka zbritur një pozicion me sa ka qenë një vit më parë.

Freedom HouseSa u përket të drejtave politike Shqipëria merr 3 pikë nga 7. I njëjti vlerësim vlen edhe për të drejtat civile.

Nga 195 vende të përfshira në raport, 87, apo 45 për qind janë të lira, 59 apo 30 për qind janë pjesërisht të lira, ndërsa 49 vende, apo 25 për qind vlerësohen jo të lira, shkruan BW.

Shqipëria dhe Kosova përfshihen në mesin e vendeve me liri të pjesshme, kategori në të cilën janë edhe një pjesë e vendeve të rajonit si Bosnjë e Hercegovina, Maqedonia e Mali i Zi. Kroacia dhe Serbia janë përfshirë në kategorinë e vendeve të lira.

Sa i përket Ballkanit raporti vlerëson se, “proceset korrekte zgjedhore dhe sundimi i ligjit janë përkeqësuar edhe më tutje, ndersa Bashkimi Evropian e ka neglizhuar rolin e vet në promovimin e demokracisë në mesin e shteteve që synojnë pranim”

Në vendet që raporti cilëson si të “lira” renditen vende të tilla si: Brazili, Republika Çeke, Danimarka, Franca, Hungaria, Polonia, Serbia, Afrika e Jugut, Korea e Jugut, Spanja, Tunizia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura