FOTO+VIDEO/ Studentët mbyllin protestën: Nuk ka kompromis, sërish nesër (Axhenda)

Dec 8, 2018 | 18:30
SHPËRNDAJE

Studentët vijojnë edhe sot protestën e nisur prej disa ditësh, ata kanë kërkuar që të plotësohen kushtet e tyre dhe pastaj ata do tërhiqen.

Protesta e studentëve vijoi deri në orët e vona të pasdites para Ministrisë së Arsimit duke u mbyllur me fjalët: “Nuk ka kompromis”.

Ata kanë premtuar se  do të sërish tubimin ditën e nesërme derisa të plotësohen kërkesat që ata kanë shtruar. Po ashtu është publikuar dhe axhenda për nesër, ku sërish do të mblidhen tek Minsitria e Arsimit.

axhenda dita 5 protesta student

Ora 16:30/ Studentët vijojnë protestën, shprehen se do të qëndrojnë para ministrisë derisa të plotësohen kërkesat e tyre.

Një banorë e zonës u ka sjellë ushqime dhe ujë, dhe u ka thënë se  të gjitha ata që janë nga rrethet dhe nuk kanë ku të flenë mund të shkojnë tek shtëpia e saj të kalojnë natën.

protesta e studenteve dita 4 Protesta dita 4... protesta dita 4

Ora 12:29: Vijon situata e tensionuar mes protestuesve dhe perfaqesuesve te banoreve te Astirit. Situata ka degjeneruar ne tensione dhe perplasje, si mund ta shihni ne videot me poshte:

Ora 12: 18

Banore te zones se Astirit kane dashur te bashkohen me studentet protestues te Ministria e Astirit, por kjo ka shkaktuar perplasje mes tyre. “Nuk duam, nuk ju pranojme, nuk duam politike”-thone protestuesit studente, te cilet nuk duan te bashkojne kauzat, pasi jane ceshtje te ndryshme.

Per nje moment ka pasur perplasje dhe konfrontim mes tyre dhe ka nderhyre policia, raporton “Panorama Online”.

Nderkohe qe banoret e Astirit i kane bere thirrje se te bashkohen, pasi aty jane si qytetare dhe prinder studentesh. “Nuk jemi me politikane ketu me vete, shikoni, jemi prinder, une kam djalin student, ma ka ndaluar policia”- thote nje nene.

2 1

Ashtu si kishin paralajmeruar ka nisur tashme grumbullimi i studenteve, kane marshuar duke shmangur Kryeministrine dhe me pas jane vendosur para Ministrise se Arsimit.

Ora 11:50

Pavaresisht shiut studentet vazhdojne protesten para Ministrise se Arsimit. |Nuk na ndal shiu/ Nuk na ndal bora/Ne jemi studenta, juve jeni horra”, jane vargjet qe bertasin ata ne kor.

studentet

Studentët vijojnë të qëndrojnë para ministrisë me thirrje për protesta: “O ministre që s’di këndim je ministre për Arsim” thërrasin studentët.

Te tjera thirrje jane: Bashkohuni me ne, jemi shume, nuk terhiqemi!

1 2 3 4 5 6 7 8 9

Ne kor me thirrje per plotesimin e kerkesave, studentet thone se do te shkojne deri ne ekstrem, pra greve urie nese kerkesat e tyre nuk do te plotesohen, duke bere edhe njehere thirrje politikes te qendroje larg.

“Cohuni nga kafet, cohuni nga kafet, bashkohuni me ne”, jane thirrjet ne kor qe bejne studentete, teksa jane ne marshim e siper drejt Ministrise se Arsimit.

Ora 09:55

Nuk ka ende nje vendim se si do te vijoje protesta e studenteve. Nje nga perqafesuesit e levizjes thote se e sigurt eshte qe protesta nuk do te ndalet, por sqaron zerat per nje greve te mundshme urie. “Nuk ka asnje vendim, gjithcka do te vendoset me vone, pasi te shohim reagimin e instancave pergjegjese”- tha nje protestues.

Ora: 09:47

Nga korpusi i Universitetit, studentet jane bere ne rresht dhe kane nisur marshimin sipas planit te pergatitur qe me pare, per te shkuar drejt Kryeministrise. Bashke me ta sot ne proteste duken edhe prinder te tyre.

“E shmangem kryeministrine se nuk eshte nje prpoteste politike, eshte nje proteste per te drejtat e tyre studentore”- thone protestuesit.

korpusi

Ora:90:00

Qindra studentë janë mbledhur te Korpusi dhe për pak marshojnë drejt Ministrisë. Shumë të tjerë presin te Ministria tashmë dhe do bashkohen prej fakulteteve të tjera!

 

1 2 3 4 5 6 7

***

Në një njoftim në rrjetet sociale, aty ku janë bërë edhe të gjitha njoftimet e mëparshme, studentët kanë lajmëruar se protesta do të vijojë edhe ditën e nesërme, por kanë bërë thirrje që asnjë prej tyre të mos bashkohet me protestën që Partia Demokratike do të organizojë, ndërsa po ashtu nuk do të lejojnë as bashkimin e opozitarëve në protestën e tyre.

Në njoftimin e parë studentët kanë bërë me dije se protesta do të mbahet sërish tek Ministria e Arsimit në orën 10:00, për të kërkuar plotësimin e kushteve dhe jo negociata, siç kryeministri njoftoi sot.

Ndërkohë në postimin e dytë ata shkruajnë: Nesër ka protestë edhe Partia Demokratike. Por ne nuk do të përfshihemi fare me ta! Ne nuk do lejojmë që ata të përfshihen me ne. Jo politikë! Nuk do kalohet nga kryeministria! /Panorama/
e613802b-18dc-4b60-9062-1e2ece746685

e28e8451-1008-4e36-b1a8-6fe927177e97

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura