FOTO+VIDEO/ Në pako ishte stampuar një kafke dhe logoja e “Spartës”, dalin pamjet e kokainës me destinacion Shqipërinë! Vlera e lëndës narkotike i kalonte 5 milionë euro

May 23, 2024 | 11:25
SHPËRNDAJE

Policia greke ka publikuar pamjet e 320 kilogramëve kokaine të sekuestruar në portin e Pireut që vinte me kontejner të mbushur me karkaleca nga Amerika e Latine dhe destinacion kishte Shqipërinë.

kokaine greqi shqiptare

Siç shihet nga pamjet mbi kokainë ishte stampuar një kafkë, me mjekër, ndërsa në një tjetër logoja e “Spartës”.

Policia greke ka arrestuar tre shqiptarë Jasona Mërkuri, 54 vjeç, Aleksandër Mërkuri 45 vjeç, Marsel Stafaj 36 vjeç dhe greku Ioannis Biglakis 64 vjeç.

Sipas policisë, vlera e lëndës narkotike i kalonte shifrat e 5 milionë eurove.

droge1

Si vepronte grupi kriminal?

Mediat greke raportojne se anëtarët e bandës ishin aktivë në trafikun e sasive të konsiderueshme të kokainës nga Amerika Latine.

Droga transportohej në rrugë detare dhe fshihej në kontejnerë për importimin dhe trafikimin e mëtejshëm të saj në vendet evropiane, përfshirë Greqinë, për të përfituar shuma të mëdha fitimesh të paligjshme.

droge2

Po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të veprimtarisë së paligjshme të organizatës kriminale dhe çdo lidhje që mund të ketë me rrjete të tjera të ngjashme, si dhe identifikimin e anëtarëve të tjerë.

droge3

Te arrestuarit

Jasona Mërkuri rezulton i shpallur në kërkim nga policia greke prej marsit 2017, si financues dhe organizator i një laboratori të drogave sintetike Captagon, ku gjatë një operacioni të policisë u sekuestruan 634 mije e 246 tableta si edhe u arrestuan disa persona mes të cilëve kunati i tij.

Gjithashtu ai përdor dhe identitetet si Andrea Mërkuri dhe Azdren Muharremi, ndërsa rezulton se ka përdorur më parë pasaportë serbe.

Jasona Mërkuri ështe biznesmen që zotëron dyqan me veshje në Shqipëri dhe autobus turistik në Greqi.

Në vitin 2008, kunati i biznesmenit është arrestuar me automjetin e tij nga policia turke, në tentativë për të trafikuar 22 kg heroinë nga Turqia në Greqi. Kunati i Jasona Mërkurit është arrestuar më pas edhe gjatë operacionit të vitit 2017.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura