FOTO/ “Ushtarët që bënë shqiponjën janë grekë, ja kush qëndron pas”

Jan 29, 2017 | 8:26
SHPËRNDAJE

Historiani Arben Llalla, i cili jeton në Maqedoni hedh dyshime se ushtarët që bënë shqiponjën në një repart ushtarak të Greqisë nuk janë shqiptarë, por grekë.

16299476_1686696601344378_3826867364935216121_nAi zbulon prapaskenat e këtij akti, që sipas tij mban vulën e sigurimit grek dhe ka si qëllim që të dëmtojë bisedimet mes Shqipërisë dhe Greqisë për disa çështje “të nxehta”.

16195532_1686696458011059_1076728483252623846_nKështu, Llalla shkruan në profilin e tij në “Facebook” se emrat e ushtarëve nuk u publikuan kurrë dhe se asnjë nga familjarët e tyre, por edhe ata vetë nuk reagoi gjëkundi.

Ai më poshtë shpjegon se si u shkrep fotoja dhe nga kush u shpërnda.

STATUSI  

Fotoja e ushtarëve grek është realizuar nga zbulimi ushtarak i Greqisë për të dëmtuar bisedimet greko-shqiptare që po zhvillohen për zgjidhjen e problemeve që ekzistojnë midis dy vendeve, në veçanti çështja Çame. Këto bisedime kanë për qëllim antarësimin e Shqipërisë në BE, në vitin 2022-2023.

Kush është njeriu që shkrepi foton? Fotoja u shpërnda në ornë 17.23 nga dy adresa fb që i kontrrollon sigurimi grek, më tej foton e shpërndau një publicistë shqiptar që është njeri i afërt i Dules dhe pret të fitoj shtetësinë greke në Maj, më tej ky publicistë shqiptar do largohet për në SHBA. Pas dy orësh adresat e FB që shihen në foton e parë Nikos Blaugrana dhe “Miqtë e Vladimir Putin” dhe të publicistit shqiptar e hoqën foton sepse misioni u quajt i realizuar.

Fotoja e 7 ushtarëve grek është bërë në kafenenë e repartit, pra vend publik, shihet qartë TV, pija, cigaret, zyrat e shefit, etj.

Përse mediet greke dhe shqiptare nuk kanë botuar emrat e ushtarëve dhe familjarët e tyre skanë dhënë asnjë deklaratë? Shikoni fb shokët Nikos Blaugrana, janë Vangjel Dule, Fredi Beleri, OMONIA, Kristo Goxhi, Stavros Gjinos, etj. Ne disponojmë të dhëna të tjera rreth kurthit të ngritur nga sigurimi grek në bashkëpunim me minoritarët ekstremistë grek.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura