FOTOT/ Zbulohet e dashura e yllit të Real Madrid! Kush është modelja s*ksi, 5 vite më e madhe se futbollisti

Apr 25, 2024 | 12:49
SHPËRNDAJE

E dashura e re e futbollistit të Real Madrid, Jude Bellingham është modelja holandeze Laura Celia Valk.

Laura Celia7

20-vjeçari mësohet se është në lidhje me bukuroshen 25-vjeçare, pas ndarjes nga Asantewa Chitty vitin e kaluar. Raportohet se modelja ka qëndruar rregullisht në shtëpinë e tij në Spanjë.

Ndërkohë që Jude është përpjekur ta mbajë të fshehtë romancën e tyre, duket se influencuesja holandeze ua ka treguar të gjithëve.

laura

“Laura u ka treguar të gjithëve për marrëdhënien. Ajo ka qëndruar në shtëpinë e tij në Madrid gjatë fundjavave të fundit”, tha një burim për The Sun.

Modelja ka qenë në stadium për të parë asin e futbollit duke luajtur në shumë raste.

Ajo u pa për herë të fundit në klubin atletik të Real Madridit më 31 mars, ku fitoi Real Madrid 2-0.

Dyshja, të cilët të dy ndjekin njëri-tjetrin në Instagram, mendohet se po e mbajnë të fshehtë romancën e tyre.

Laura Celia Laura Celia1 Laura Celia2 Laura Celia3 Laura Celia4 Laura Celia5 Laura Celia6

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura