FOTOT/ Vajza e reperit të njohur i jep fund beqarisë: U derdhën kaq shumë lot nga lumturia…

May 21, 2024 | 13:51
SHPËRNDAJE

Vajza e reperit të njohur Eminem, Hailie Jade Scott dhe i fejuari i saj Evan Mçlintock i kanë dhënë fund beqarisë.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë 28 vjeçarja përmes një postimi në Instagram, duke ndarë me fansat një ndër momentet më të lumtura të jetës së saj.

“Nuk mund të kishim kërkuar për një fundjavë më të bukur. U derdhën kaq shumë lot nga lumturia, u panë të qeshura dhe buzëqeshje, dhe u ndie aq shumë dashuri.

Evan dhe unë ndihemi shumë mirënjohës për të gjithë familjen dhe miqtë që udhëtuan për të na mbështetur dhe për të qenë pjesë e këtij kapitulli të ri të jetës sonë si burrë e grua”– ka shkruar influencerja krahas fotove.

E veshur me një fustan të bardhë nusërie Hailie dhe Evan i kanë thënë “po” njëri-tjetrit në një ambient përrallor, të mbushur me lule.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura