Fotot nga paparazzi/ U shfaq në oborrin e Kuvendit me bodyguarde, ministrja e PS-së ndryshon truprojën! Largohet gruaja që shoqëronte Anila Denajn

Apr 21, 2024 | 16:37
SHPËRNDAJE

Vetëm pak javë më parë, ministrja e Bujqësisë habiti jo pak kur u shfaq në Parlament me një truprojë femër.

anila denaj (2)

Në atë kohë e komentuam për zgjedhjen e saj, duke bërë edhe një paralelizim me kryeministrin Rama, që duhet thënë ishte i pari që u shfaq me një femër në krah të tij si truprojë.

Por pas disa javësh, edhe Denaj paska ndryshuar preferenca. Paparazzi ynë e ka fotografuar ministren teksa ka mbërritur në Parlament me makinën e saj.

anila denaj (1)

Veç shoferit, shihet se këtë herë në krah të saj është një truprojë mashkull. Nuk e dimë nëse ka qenë një përzgjedhje e vetë ministres, apo Garda, ka vendosur që të ndryshojë gruan që shoqëronte Denajn në aktivitetet e saj.

Ajo që dimë me siguri, është fakti që tashmë zëvendësimi është bërë dhe vetë ministrja duket komode me të dyja zgjedhjet, duke mos u shqetësuar shumë se kush janë shoqëruesit e saj.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura