Fotot nga paparazzi/ Sheila Haxhiraj “fiksim” për të nxjerrë gjoksin, pas klipit “zhvishet” edhe në skenë

Dec 4, 2022 | 8:42
SHPËRNDAJE

Sheila Haxhiraj mori pjesë te “Kënga Magjike” me këngën e saj “Malli” Ajo që na bëri përshtypje nuk është as performanca e artistes dhe as kënga.

sheila haxhiraj4

Duhet thënë se më shumë na mbeti mendja te shfaqja relativisht e ekzagjeruar e artistes. Ajo që na bëri përshtypje ishte fakti se Sheila ka ardhur shumë e zhveshur, mund ta quajmë “topless” ku në njërën anë të gjoksit ka vendosur ta mbulojë një pjesë vetëm me një aksesor.

sheila haxhiraj

Pas daljes nga “Big Brother”, Sheila vazhdon të jetë në klipet e saj super ekstravagante duke preferuar të vijë gjithmonë sensuale, por ndryshe nga klipet këtë herë në një skenë të madhe si ajo e Këngës Magjike duket se këngëtarja e ka ekzagjeruar me zhveshjen e saj në skenë.

sheila haxhiraj2

Së fundmi, ajo ka tërhequr vëmendjen me disa foto që ka publikuar në “Instagram”. Duket se fiksimi i këngëtares për të nxjerrë gjoksin është më i hershëm. Këngëtarja shfaqet “topless” nga vaska, ndërsa ka shkruar: “Më lër të notoj në mendimet e tua…”

sheila haxhiraj1

Kujtojmë që këngëtarja, pas daljes nga shtëpia e famshme e “Big Brother VIP”, u përfol se kishte nisur një lidhje me ish-banorin Kledi Hysa. Por, afërsia mes tyre kishte të bënte me klipin e ri të saj.

sheila haxhiraj3

Sheila duket jo vetëm joshëse dhe tejet sensuale, por ajo ka bërë bujë pikërisht me stilin e veshjes që ka zgjedhur për këtë sesion të ri fotografik. Sheila shfaqet e veshur me një mantel të zi, dhe dy duar të qëndisura në pjesën e gjoksit.

sheila haxhiraj5

Me poza “hot”, këto foto të reja të saj tregojnë një version tjetër të artistes së njohur. Dhe ajo duket vërtet shumë bukur, me çdo detaj që ka shpalosur në to.

sheila haxhiraj6 sheila haxhiraj7 sheila haxhiraj8 sheila haxhiraj9 sheila haxhiraj10 sheila haxhiraj11 sheila haxhiraj12 sheila haxhiraj13 sheila haxhiraj14 sheila haxhiraj15 sheila haxhiraj17

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura