Fotot nga paparazzi/ Pëlqen veshjet ekstravagante dhe luksoze, deputetja që ktheu parlamentin në pasarelë, bën “shopping” para se të shkojë në Kuvend

Mar 12, 2023 | 14:46
SHPËRNDAJE

Eslemvera Zake është një emër i ri në politikën tonë, duke ardhur në Parlament vitet e fundit.

Eslemvera Zake 4

Kemi shkruar shpesh për deputeten e Partisë Socialiste në Korçë, si një nga politikanet që pëlqen veshjet ekstravagante dhe luksoze.

Këtë herë paparaci ynë e ka fotografuar në të përditshmen e saj, ku Eslemvera ka qenë pjesë e Komisionit Parlamentar. Por, duket se përpara se të mbaronte këtë angazhim politik, ai ka zgjedhur të mbarojë një tjetër angazhim.

Eslemvera Zake

Si duket edhe në foton e shkrepur nga paparaci ynë, deputetja e majtë ka në dorë një çantë të madhe, ku duket si blerja e saj e fundit.

Duke njohur natyrën e saj të veshjes, jemi të sigurt që edhe blerja e fundit do të jetë një produkt sa ekstravagant, aq edhe i kushtueshëm. E për të marrë vesh se çfarë është le të presim për shkrepjet e radhës nga Eslemvera për të mësuar më shumë.

Eslemvera Zake 2 Eslemvera Zake 1

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura