Fotot nga paparazzi/ Ministrja që mban çantë me motivet tradicionale

Aug 21, 2022 | 16:30
SHPËRNDAJE

Kjo që shihni në foto është pamja që shpeshherë e shohim në ambientet e Parlamentit. Ministrja Xhaçka mbërrin në seancë dhe gjithnjë asistohet nga shoferi i saj, pasi shpesh herë ministres i duhet të jetë në telefon apo me shumë dosje dhe gjëra të tjera në dorë.

Por ajo që na tërhoqi vëmendjen këtë herë ishte pikërisht çanta e saj. Ndonëse ju duket si një çantë e thjeshtë, që mbahet thuajse nga të gjithë, në fakt po ta shikosh me më shumë detaje, vërën disa element më të rëndësishëm.

Mes ngjyrave të kuqe, bien në sy motit tradicionale shqiptare në çantën që Olta Xhaçka mban në çantën e saj. Nuk dihet nëse ky aksesor është një dhuratë apo vetë ministrja e Jashtme e ka porositur këtë aksesor, që më shumë sesa vlerë monetare, ka një vlerë sentimentale, dhe jo ndoshta vetëm për të.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura