Fotot nga paparazzi/ Majlinda Bregu me “look” kopertinash rrugëve të Tiranës

Jun 10, 2023 | 20:17
SHPËRNDAJE

Është e pamundur mos të na tërheqë vëmendjen për stilin dhe sharmin që transmeton në çdo dalje të sajën. Majlinda Bregu është padyshim sinonimi i stilit dhe këtë fakt e tregon edhe në të përditshmen e saj.

Paparaci ynë ka mundur ta fotografojë në të përditshmen e saj, në Tiranë, ku edhe njëherë tjetër është për t’u vlerësuar për stilin e saj. Ish-ministrja kishte zgjedhur një kombinim mes ngjyrave të tokës dhe të zezës, si dhe një kombinim mes zyrtares dhe “casual”, Majlinda Bregu kishte zgjedhur një palë xhins të gjera të zeza, të cilat i kishte kombinuar me një këmishë dhe xhaketën e hedhur supeve.

Një kombinim ky i denjë për kopertinat e revistave të modës. Teksa në politikë është gjithnjë e ftohtë dhe e matur kur flet, ndryshe është Majlinda kur flet për karrierën e saj jashtë Shqipërisë dhe familjen. Ajo ka treguar se konkurroi për të fituar vendin e ri të punës, që për të thënë të vërtetën nuk është aspak i lehtë, për shkak se i duhet të qëndrojë për shumë ditë larg familjarëve të saj.

Bregu ka rrëfyer se as për të e as për fëmijët dhe bashkëshortin nuk është e lehtë të jetojnë larg njëri-tjetrit, por deri më tani ia kanë dalë mbanë. Për një grua kaq të suksesshme të gjithë jemi kuriozë se cili është personi që admiron dhe që e ndjek si shembull dhe për Majlindën duket se janë disa. Kujtojmë se Majlinda Bregu është nënë e dy fëmijëve dhe pak vite më parë, ka pasur poste të rëndësishme në politikën shqiptare.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura