Fotot nga paparazzi/ “Armiq” brenda Kuvendit, por jashtë sallës…! Ç’ndodhi në përballjen mes ministrit të Drejtësisë dhe dy deputetëve opozitarë në oborrin e Parlamentit

Sep 17, 2023 | 19:14
SHPËRNDAJE

Ata që shpesh duken si armiq të përbetuar në sallën e Kuvendit, shpesh na kanë treguar edhe të kundërtën në oborrin e këtij institucioni.

BA5A8526-86A9-4D75-A964-B76071BD7CF8

Ashtu si kemi parë edhe raporte të ngrira, si brenda politikës, ashtu edhe jashtë. Megjithatë, ka edhe raste të mesme, ku respekti ruhet, por miqësia nuk tregohet.

Do të na pëlqente ta quanim të tillë këtë rast, pikërisht për shkak të përshëndetjes që nuk ka munguar. Ministri Manja ka qenë duke dalë nga salla e Kuvendit, teksa është ndeshur me dy deputetët e Partisë Demokratike, Fatmir Mediu dhe Luan Baçi.

54C2F690-E843-4E87-A6D7-FE20CE02D71D

Dy opozitarët kanë qenë të përfshirë në bisedën e tyre, teksa Manja i ka kaluar pranë.

Në shenjë kortezie, ministri i Drejtësisë i ka folur nga larg, pa zgjedhur të ndalojë hapat për një bisedë me ta.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura