Fotot/ Makina ku udhëtonin tre të rinjtë përfundoi në kanal, këta janë 3 viktimat e aksidentit tragjik! 21-vjeçarja, e fejuara e një prej shqiptarëve

Dec 8, 2023 | 12:35
SHPËRNDAJE

Tre të rinjtë që shikoni në foto janë 3 viktimat e aksidentit tragjik në Itali rreth orës 3 të mëngjesit të së premtes (8 Dhjetor).

6572f43b9be0a.r_d.328-246-9078
Altin Hoti (majtas), Giulia Di Tullio dhe Egli Gjeci (djathtas)

Egli Gjeci, 26 vjeç, Altin Hoti, 22 vjeç dhe e fejuara e këtij të fundit, Giulia di Tillio, 21 vjeçe, humbën jetën pasi makina e tyre doli nga rruga në Portogruaro, Venecia dhe përfundoi në një kanal.

Raportohet se drejtuesi i mjetit, tip BMW ka humbur kontrollin e makinës për shkak të shpejtësisë së madhe duke u përplasur me një portë dhe kaloi mes përmes një pronë private duke përfunduar në lumin Lemene.

Trupat e tyre u gjetën nga zhytësit dhe u nxorrën nga makina, pasi automjeti u tërhoq jashtë kanalit me litarë nga zjarrfikësit.

Altin Hoti, i cili ishte edhe drejtuesi i automjetit, raportohet se ishte fejuar prej dy vitesh me Giulia-n.

Gjashtë muaj më parë, familja e tij ishte goditur nga një tjetër humbje e rëndë pasi i vëllai i tij Admiri, 19-vjeç, humbi jetën në një aksident i ngjashëm rrugor në të cilin është përfshirë së bashku me babain e tij.

incidente portogruaro 2-2

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura