Fotot/ Kofano e “Audi-t” e shkatërruar plotësisht, pamjet e automjetit që u shpërthye me molotov në Shkodër

Feb 23, 2024 | 7:56
SHPËRNDAJE

Këto janë pamjet e automjetit tip Audi që u shpërthye me molotov mëngjesin e sotëm në Shkodër.

shperthim tritol makine shkoder1

Siç shihet në foto kofano e “Audi-t” është shkatërruar plotësisht, ndërsa tavani i mjetit është shkrumbuar nga flakët.

shperthim tritol makine shkoder2

Makina, në pronësi të shtetasit Bledar Freskina, ishte parkuar pranë një supermarketi në Teatrin Migjeni, kur shpërtheu lënda plasëse.

Raportohet se një person me motor ka hedhur molotov në automjet.

Shpërthimi i fuqishëm ka ndodhur rreth orës 04:00 të mëngjesit të sotëm (23 shkurt). Si pasojë e shpërthimit të fortë, automjeti është dëmtuar pothuajse plotësisht.

Nuk dihet ende shkaqet e ngjarjes, ndërsa policia ka shkuar në vendngjarje për të bërë ekspertizën.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura