FOTOLAJM/ Pamjet e Vangjush Dakos prapa kafazit prej xhami në GJKKO

Jun 8, 2023 | 12:52
SHPËRNDAJE

Këto janë pamjet e ish-kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako para kafazit prej xhami në GJKKO.

GJKKO vangush dako

Në foton e siguruar nga gazetari i Panorama TV, Ervin Leka, ish-kryebashkiaku shihet në sallën e gjyqit ku pritet të përcaktohet nga togat e zeza dhënia e masës së sigurisë ndaj tij.

Vangjush Dako u arrestua të martën dhe akuzohet për shpërdorim detyre për dy çështje të ndryshme.vangjush dako

Janë dy faktet penale për të cilat SPAK ka gjetur të implikuar Dakon, gjatë kohës që mbante postin e kreut të Bashkisë Durrës, dhënia e lejes së ndërtimit kateve shtesë në një pallat në Durrës thuajse dy vjet pasi ishte ndërtuar, si dhe për tenderin e ndërtimit të një shëtitoreje në zonën bregdetare.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura