FOTO/ Puthje në makinë, Don Xhoni dhe modelja ruse rikthehen në krahët e njëri tjetrit? Shfaqen në momente romantike

May 22, 2023 | 13:26
SHPËRNDAJE

Dhe pse i dhanë fund romancës së tyre prej një viti, Don Xhoni dhe Ariana Lirey, vazhdojnë ende të mbeten në qendër të vëmendjes dhe komentohen ende në rrjet.

 

 

Mirëpo së fundmi dukët se ka ndodhur diçka mes dyshes, pasi ata janë takuar sërish. Fototja e cila po bën xhiron në rrjetet sociale tregon reperin dhe modelen ruse duke u puthur teksa qëndronin në një makinë ‘cabriolet’.

Ndërsa vetë Ariana ka treguar se momentalisht është duke qëndruar në Mal të Zi. Nuk dihet ende nëse dyshja janë rikthyer bashkë por kjo mbetet për tu parë në vazhdim.

 

 

Kujtojmë se ndarjen e tyre konfirmoi vetë modelja përmes disa shkrimeve në “Instastory”. Pas disa akuzave nga Ariana, reagoi gjithashtu edhe reperi i cili u shpreh se për modelen ka një respekt të madh pasi ishte pjesë e jetës së tij dhe se nuk do ta harrojë asnjëherë. Reperi gjithashtu tha se çdo gjë e ka një fund dhe e këshilloi modelen të mos luajë viktimën pasi nuk është e tillë.

Nga ana tjetër modelja ruse iu kundërpërgjigj duke i thënë se do t’i binte maska e djalit të mirë. Disa ditë më vonë ish-i i Don Xhonit, reagoi sërish në ‘stoy’ dhe u shpreh se u nda me reperin pasi janë të ndryshëm nga njëri-tjetri dhe se vendimin për t’i dhënë fund e ka marrë ajo.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura