FOTO/ Përfshihet nga flakët një automjet, zjarrfikëset në vendngjarje! Ja çfarë dyshohet

Mar 2, 2024 | 19:16
SHPËRNDAJE

Një automjet është përfshirë nga flakët mbrëmjen e kësaj të shtune në aksin rrugor Fier-Seman.

digjet makina fier

Në vendngjarje shkuan menjëherë dy mjete të shërbimit zjarrfikës, të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve.

Sakaq, nga zjarri nuk ka patur të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Ende nuk dihet nëse drejtuesi i automjetit ka qenë i vetëm në makinë apo i shoqëruar nga persona të tjerë.

Sipas burimeve paraprake ka vetëm dëme materiale ndërsa dyshohet se shkak i zjarrit ka qenë një shkëndijë elektrike.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura