FOTO/ Nejmar thyen çdo rregull për Koronavirusin, shikoni çfarë bën në Brazil

Mar 27, 2020 | 15:15
SHPËRNDAJE

Nejmar ishte një nga lojtarët më të kritikuar para pak ditësh, kur vendosi të largohej nga Franca në drejtim të Brazilit ndonëse udhëtimet jashtë nuk lejoheshin.FGGF

Sulmuesi u largua me justifikimin se ishte i frikësuar nga virusi dhe do shkonte në vendlindje për të qenë më i sigurt. Pikërisht arsyeja që Nejmar u largua nga Parisi, ishte se donte të bënte disa pushime dhe jo të qëndronte i izoluar.

Së fundmi lojtari ka postuar disa foto në profilin e tij zyrtar, ku shihet me disa miq të tij duke u argëtuar.L;K

Mirëpo kjo është në kundërshtim me të gjitha rregullat për përhapjen e Koronavirusit, ku të gjithë shtetet ndër ta edhe Brazili ka bërë njoftime që të shmangen kontaktet e afërta dhe grumbullimet.

Duket se Nejmarit nuk i intereson shumë për këto dhe ka vendosur të shijojë disa pushime.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura