VIDEO/ Në ditët e fundit të shtatzënisë, kjo është 35-vjeçarja që u ekzekutua nga ish-burri në derë të maternitetit! Ishte me urdhër mbrojtje

Dec 1, 2022 | 9:43
SHPËRNDAJE

Një krim i rëndë tronditi Kosovën mbrëmjen e së mërkurës (30 nëntor). Ish-bashkëshorti ka vrarë ish-gruan e tij në ditën e fundit të shtatzënisë para maternitetit në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK.

Autori i dyshuar i krimit të rëndë është Sokol Halili, ndërsa viktima është 35-vjeçarja me iniciale H.M nga Lipjani.

Ish-çifti janë ndarë rreth 5 muaj më parë dhe sipas motrës së viktimës policia ka qenë e njoftuar për problemet që 35-vjeçarja kishte me ish-burrin.

Gruaja shtatzënë ishte në proces ndarje dhe ka pasur urdhër-mbrojtje nga Gjykata Themelore në Ferizaj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura