Pak ditë më parë, presidenti rus Vladimir Putin i bëri dhuratë personale një makinë luksoze diktarorit të Koresë së Veriut, Kim Jong Un.
“Sinqerisht, nuk e dija që kishte një makinë luksoze ruse”, tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të SHBA Matheë Miller, kur u pyet nga gazetarët për dhurëtën.
“Shresoj që Kim të ketë një garanci”, shtoi ai duke fyer kështu prodhuesit rus të automjeteve.
Makina e cila i është bërë dhuratë diktatorit korean është një Senat. E prezantuar vetëm një muaj nga Auros Motors, një kompani ruse e cila nisi në vitin 2018.
Senat është një sedan ultraluksoz ne një opsion të thjeshtë dhe të blinduar.
Makina ka një motor V8 4.4 litra, 600 kuaj fuqi me një motor elektrik 40 kuaj fuqi, duke krijuar një motor të fuqishëm hibrid.
Versioni që i është dërguar Kim, peshon 6.9 ton dhe arrin shpejtësi 100 km/h për 9 sekonda, ndërsa versioni jo i blinduar e arrin një shpejtësi të tillë për 6 sekonda.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al