FOTO/ Ambasadorja e Bashkimit Europian në versionin seksi

May 30, 2016 | 16:44
SHPËRNDAJE

Në sesionin përmbledhës të Konventës për Integrimin Europian, i zhvilluar dy ditë më parë, ambasadorja e BE-së në Shqipëri ka qenë gjithë sy e veshë. Natyrisht që bëhej fjalë për një aktivitet të rëndësishëm për vendin tonë, si dhe për institucionin që ajo përfaqëson. Por, nga përqendrimi i tepërt, diçka i ka shpë- tuar zonjës Vlahutin. Është fundi i shkurtër, i cili kur ka vënë këmbën përmbi këmbë, është bërë akoma më i shkurtër, duke mos i lënë më asgjë imagjinatës, pasi dukej gjithçka.

Natyrisht që kjo nuk është hera e parë që një personalitet politik kapet mat në pozione të sikletshme. Të gjithë i mbajmë mend fundet e shkurtra, të cilat bëheshin mini kur vinte këmbën përmbi këmbë, të ish-Sekretares amerikane të Shtetit, Allbright, një zonjë e një moshe të pjekur madje.

Kurse zonja Vlahutin është relativisht e re dhe krahas funksionit që ka, i cili e bën të jetë në qendër të vëmendjes, edhe pamja e saj gjithashtu nuk të lë indiferent për veçantinë e saj, me flokët e kuqe dhe me shumë kaçurrela. Vlahutin është një diplomate karriere nga Kroacia dhe fakt interesant është se para si t’i hynte diplomacisë, ajo është marrë me gazetari. Ky fakt mbase e bën që ta marrë me sportivitet këtë shkrim që kemi bërë për të, sepse është dashamirës e aspak tendencioz.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura