FORMULA 1/ Vershtapen nuk njeh rivalë, e nis sezonin e ri me dominim absolut në Bahrejn. Ndiqet nga Perez dhe Ferrari

Mar 2, 2024 | 19:18
SHPËRNDAJE

Maks Vershtapen e ka nisur sezonin e ri aty ku mbylli të kaluarin, duke triumfuar me dominim absolut në Çmimin e Madh të Bahrejnit.

 

vershtapen1

Piloti holandez e nisi si i pari këtë garë dhe nuk e lëshoi për asnjë moment kreun, duke u ndjekur nga shoku i tij i skuadrës, Serxhio Perez.

Podiumi u plotësua nga piloti i Ferrarit në ikje, Karlos Sainz, ndërsa Sharl Lëklerk e mbylli garën pas shokut të tij të skuadrës.

Mercedes mund të krenohet vetëm me vendin e pestë të Xhorxh rasëll, teksa Luis Hamilton nuk shkoi më shumë se vendi i shtatë.

654654651111

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura