Formula 1/ Vershtapen bën ligjin në Barcelonë dhe vazhdon arratinë drejt titullit! Ringjallet Hemilton

Jun 4, 2023 | 16:59
SHPËRNDAJE

Maks Vershtapen ka vazhduar dominimin e tij të plotë në këtë edicion të Formula 1, duke triumfuar me makinën Red Bull edhe në pistën e Barcelonës. Piloti holandez, ka dominuar që në startin e garës, duke e mbyllur i shkëputur nga Luis Hemilton, i cili plotësoi podiumin bashkë me shokun e skuadrës, Xhorxh Rasëll.

asddsasdasdasdads

Nëse Vershtapen ecte i qetë duke rritur diferencën xhiro pas xhiroje, pas krahëve të tij kishte vazhdimisht ndërrime pozicionesh, derisa dy makinat Mercedes u pozicionuan përfundimisht në vendin e dytë dhe të tretë përkatësisht pas ndërrimit të gomave.

Ata lanë pas edhe Serxhio Perez me makinën e dytë Red Bull, ndërsa Karlos Sainz i Ferrarit përfundoi garën në vendin e 5-të, duke humbur terren pak nga pak e duke mos ditur të mbronte vendin e dytë në të cilin e nisi këtë garë.

Stroll, Alonso, Okon, Zhou dhe Gasli plotësuan 10-shen e pilotëve në zonën e pikëve, ndërsa Lëklerk që e nisi garën i parafundit, nuk ia doli të bënte më shumë se sa të siguronte vendin e 11-të.

sdfsdfsfssfsfsdf

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura