FORMULA 1/ A do të shkëlqejë Maks Vershtapen në Jeddah? Ja se si do të nisen pilotët në garën e sotme

Mar 19, 2023 | 11:01
SHPËRNDAJE

A do të ketë Maks Vershtapen një rikthim të ri sot në orën 18:00 në Jeddah? Mundësia i jepet në çdo rast, pasi holandezi i Red Bull-it do të startojë në vendin e 15-të kur të fiken dritat në Grand Prix të Arabisë Saudite, gara e dytë e kampionatit botëror të Formula 1, faji i një problemi të hasur gjatë kualifikimeve.
3544224-72231648-2560-1440Pas dominimit në tre seancat e praktikave të lira dhe në pjesën e parë të kualifikimeve (Q1), kampioni i dyfishtë i botës, u eliminua në fakt në Q2 për habinë e të gjithëve pasi humbi papritur fuqinë dhe deklaroi në një radio se kishte pasur problem me motorin.

Meksikani Sergio Perez, shoku i tij te Red Bull, do të startojë nga ‘pole position’, si vitin e kaluar. Ai mori një trofe të bukur nga duart e ish-futbollistit Patris Evra. Ai do të startojë përballë veteranit spanjol Fernando Alonso (41), i cili konfirmon kushtet shumë të mira të Aston Martinit të tij, dy javë pasi ishte në podiumin e Çmimit të Madh të parë të sezonit në Bahrein.

Rrallëherë, katër skuadra të ndryshme do të përfaqësohen në dy rreshtat e pare, pasi Xhorxh Rusell (Mercedes) dhe Karlos Sainz (Ferrari) do të startojnë përkatësisht në vendin e tretë dhe të katërt. Ferrari tjetër, ai i Sharl Lëklerk u penalizua me dhjetë vende (instalimi i një njësie të tretë të kontrollit elektronik që është përtej kuotës për t’u respektuar gjatë një sezoni të tërë), pavarësisht se kishte shënuar kohën e dytë më të shpejtë pas Perez.

Ja dhe renditja se si do të nisen për garën e sotme pilotët:fnmPANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura