Forcat italiane marrin kontrollin e anijes turke në Napoli, u sulmua nga disa persona të armatosur

Jun 10, 2023 | 22:46
SHPËRNDAJE

Forcat speciale të Italisë kanë marrë kontrollin e anijes turke, e cila ishte sulmuar nga disa të armatosur në Napoli.

anija

Ministria italiane e Mbrojtjes ka njoftuar se operacioni ende është në zhvillim dhe se njësitet speciale kanë siguruar 22 anëtarët e anijes turke, e cila u sulmua nga disa të armatosur të premten mbrëma, shkruan AP.

Forcat speciale kanë arritur të ulen në anije nga dy helikopterë në operacionin dramatik për të liruar anëtarët e anijes që po mbaheshin nga 15 të dyshuar, tre prej të cilëve ishin të armatosur. Ata morën kontrollin e anijes e cila po lundronte drejt Francës.

Operacioni i njësisë speciale ka nisur në momentin kur kapiteni i anijes ka arritur t’i alarmojë autoritetet bregdetare. Ministria italiane ka njoftuar se rojat kufitare kishin bllokuar anijen turke, para se njësiti special të arrinte me dy helikopterët.

Disa prej të dyshuarve janë fshehur nëpër anije, duke detyruar vazhdimin e njësisë speciale të Italisë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura