Fondacioni Mane ndihmon 3 fëmijët e familjes Likrama të ndjekin shkollën

Jul 24, 2023 | 13:00
SHPËRNDAJE

Fondacioni Mane, me kujdesin e veçantë të themeluesit të tij Samir Mane, iu përgjigj shqetësimit të familjes Likrama, fëmijët e së cilës ishin të detyruar të punonin për të siguruar kushtet minimale të jetesës dhe shkollimit. Ishte ky një rast i sjellë në vëmendje të këtij fondacioni nga emisioni televiziv “Fiks Fare” para pak javësh dhe që tashmë është një shembull pozitiv bashkëpunimi.

d62b8116-4e63-4662-858a-f66c4814646f

Fondacioni Mane u dha mundësinë tre të vegjëlve në moshën 7 vjeç, 11 vjeç dhe 13 vjeç t’i përkushtohen shkollimit. Me një pension mujor për secilin prej tyre derisa të rriten dhe me shtëpinë të rinovuar në Krrabë të Tiranës, kushtet e jetesës të familjes Likrama janë përmirësuar ndjeshëm.

Kryefamiljarja Majlinda Likrama tregon se gëzimi më i madh do të jetë kur fëmijët të ndjekin orët e mësimit pa pasur nevojë të sakrifikojnë me punë të ndryshme në zonën ku banojnë. Edhe kushtet në shtëpi tani janë të mira dhe e gjithë familja ndihet mirënjohëse.
Nëpërmjet një kontributi të Tirana Bank, Fondacioni Mane e rinovoi shtëpinë ku banon zonja Likrama, si dhe siguroi mbështetjen e duhur që fëmijët të kalojnë kohën e lirë njëlloj si bashkëmoshatarët e tyre.

5826221d-7428-4c86-8123-41dce304bdae

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura