Fluksi në doganën e Kapshticës, reagon Policia Kufitare: Lëvizja vijon normalisht, po punohet me nga tre sportele në dy kahet

May 4, 2024 | 17:52
SHPËRNDAJE

Drejtoria Vendore të Kufirit dhe Migracionit Korçë, ka reaguar pas denoncimit të bërë nga Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, i cili deklaroi se në pikën kufitare të Kapshticës qytetarët po përballen me radhë të gjata për shkak të fluksit të emigrantëve që kthehen në atdhe për Pashkët Ortodokse.

Capture

Në reagim, Policia kufitare bën me dije se fluksi ka qenë normal dhe se nuk janë krijuar radhë të gjata. Ndër të tjera bën me dije se qarkullimi vijon normalisht dhe se po punohet me nga tre sportele, në të dy krahët.

Reagim i Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Korçë

Në lidhje me një lajm të publikuar për radhë kilometrike, në Pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë, ju sqarojmë se, lajmi është i pavërtetë pasi fluksi ka qenë normal dhe nuk janë krijuar radhë të gjata.

Aktualisht në dalje të Republikës së Shqipërisë, po punohet me 3 sportele dhe në hyrje me 3 sportele të tjera dhe lëvizja vijon normalisht.

Drejtuesit e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe të Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë janë në kontakt të vazhdueshëm me palën greke, e cila ka shtuar sportelet, për të menaxhuar fluksin e lëvizjes dhe shmangur radhët.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura