Flet ushtari në Greqi që bëri shqiponjën: Krenar që jam shqiptar (video)

SHPËRNDAJE

Mediat greke kanë publikuar një intervistë të dhënë për televizionin “Star’, me njërin prej ushtarëve shqiptarë që bëri simbolin e shqiponjës dykrenare.

Ai ka kërkuar që zëri i tij të sfumohej për arsye që të mos identifikohet, ndërkohë që ka treguar se kjo ishte thjesht një shaka që ata kishin bërë dhe se nuk kishte asnjë qëllim tjetër.

23-vjeçari ka thënë se këtë foto ishin të gatshëm ta bënin edhe 400 ushtarë të tjerë, por ishin duke luajtur futboll dhe nuk u mblodhën dot.

“Ça vetëm ne të shtatë?! Do ta bënin edhe 400 ushtarë të tjerë, por çe do që ishin duke luajtur futboll, dhe ne që ishim aty thamë hajt se po e bëjmë një foto të tillë për qejf”, ka thënë ai.

“Foton e hodhi dikush nga ne në rrjetet sociale, por pa e ditur ne të gjashtë se u bë publike. Jam pendur për këtë veprim, por nëse vija flamurin shqiptar, atëherë vërtetë do të ishte tradhti. Jam penduar, por më shumë për familjen time të cilët qanin gjithë ditën dhe bëheshin merak për mua. Jam rritur në Greqi, më ka rritur Greqia, pavarësisht se kam lindur në Shqipëri. Jam krenar që jam shqiptar, por krenar edhe që bëra ushtrinë këtu”, shprehet ai.

Ai mohoi kategorikisht se ky veprim ishte i porositur nga dikush, duke theksuar se ishte thjeshtë një foto për qejf.

Ushtarët që bënë shqiponjën në Greqi dënohen me nga 60 ditë burg

Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Greke ka thënë se 7 ushtarët shqiptarë që bënë shqiponjën do të dënohen me nga 60 ditë burg.

Kameno1Kështu, “Mono News” shkruan se kjo masë është kërkuar nga kreu i shtabit dhe është maksimumi i dënimin disiplinor që jepet për anëtarët e ushtrisë greke.

Kërkesa është dërguar në Ministrinë e Mbrojtjes dhe pritet që të firmoset nga Kamenos. Pas kësaj, nuk dihet fati i ushtarëve, nëse do të përjashtohen nga ushtria ose jo.

Fotoja ka ngjallur reagime të ashpra në Greqi, por ndërkohë, historiani Arben Llalla ngre pikëpyetje për origjinën e ushtarëve, raporton “Panorama”.

Ai shkruante dje se ata mund të jenë grekë, pasi identitetet e tyre nuk janë zbuluar kurrë dhe nuk ka asnjë reagim as të familjarëve.

Sipas tij kjo mund të jetë një lojë e qarqeve greke për të sabotuar tryezat e përbashkëta Greqi-Shqipëri.

 

Te lidhura

 

Artikulli paraprakAda Çapi, farmacistja që i ktheu pacientët në personazhe romani
Artikulli tjetërBanka Botërore, 70 milionë dollarë kredi qeverisë për biznesin

1 KOMENT

Comments are closed.