Flet Hervin Çuli: Ja e vërteta e sherrit me gazetarin në Teatër

Jan 14, 2016 | 23:00
SHPËRNDAJE

Drejtori i Teatrit Kombëtar ka sqaruar në një prononcim për “Panorama Online”, pas lajmit për nxjerrjen me dhunë të gazetarit të televizionit “Abc News” gjatë provave gjenerale të shfaqjes “Tri motrat” dhe kërkesës së televizionit për shkarkimin e tij, drejtuar Kryeministrit dhe ministres së Kulturës.

Në përfundim te provave, Çuli tha për “Panorama Online” se gazetari Eni Shehu kishte nisur të ngacmonte aktorët gjatë shfaqjes-provë dhe s’kishte pranuar të largohej nga salla.

“Gjatë dy akteve të para të shfaqjes, i ulur në rreshtat pranë skenës, gazetari disa herë bënte batuta dhe ngacmime ndaj aktorëve. Nga llozha u përpoqa disa herë t’i beja me shenjë të pushonte, por për mbi 70 minuta vazhdoi me ngacmimet e tij ndaj aktorëve”, shprehet Çuli.

hervin-culi-Çuli

Drejtori i Teatrit Kombëtar më tej shton se pas kësaj, ai dhe asistenti i tij janë detyruar ta nxjerrin forcërisht nga salla e teatrit pasi nuk pranoi të bënte një gjë të tillë me vullnet të lirë.

“Nuk pranoi të heshte dhe dukej që ishte në gjendje të droguar. Në pushim të dy akteve të para bashkë me asistentin tim, Bitraku i kërkuam të largohej nga salla. Nuk pranonte. Për këtë arsye u detyruam ta nxirrnim me forcë nga salla. Kjo ishte provë gjenerale dhe ai u bë shumë i bezdisshëm për aktorët”, tha Çuli.

Ai shton se gazetarit”ishte i droguar” pasi “paraqiste të gjitha shenjat tipike të një personi të tillë”.

Lidhur me këtë incident, televizioni “Abc News” ka kërkuar dorëheqjen e Çulit duke sqaruar se ka pasur “sulm fizik pa asnjë motiv” ndaj gazetarit, Eni Shehu.

Duke e konsideruar ngjarjen si të paprecedentë, “Abc News” i kërkon Kryeministri, Edi Rama dhe ministres së Kulturës, Mirela Kumbaro shkarkim të menjëhershëm të Drejtorit të Teatrit Kombëtar. Gjithashtu, televizioni do të vërë në dijeni për incidentin dhe organizatat për mbrojtjen e të drejtave të gazetarëve brenda dhe jashtë vendit.

Provat gjenerale te shfaqes se vepres se Cehovit kane zgjatur tri ore. Te shtunen do te jete premiera e shfaqjes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura