Fitër Bajrami, presidenti Begaj uron besimtarët myslimanë: Zoti ju bekoftë dhe ju udhëzoftë në rrugën e drejtë

Apr 9, 2024 | 20:15
SHPËRNDAJE

 

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, uroi sot besimtarët myslimanë në përfundim të muajit të shenjtë Ramazanit për festën e Fitër Bajramit.

435779048_396895229782920_5226678420918364983_n

Në një mesazh që shpërndau në Facebook, Presidenti Begaj, shpreh urimet që kjo festë t’i gjejë besimtarët myslimanë me afër Zotit, me gëzim, begati e devotshmëri për vepra të shtuara të mira.

Mesazhi i plotë i Presidentit:

Bajram të bekuar për të gjithë myslimanët, ata që agjëruan dhe ata që nuk mundën, por që me lutje i janë afruar Zotit përgjatë muajit të shenjtë të Ramazanit.

Uroj që ky Fitër Bajram t’ju gjejë me shpirt të pastër, me gëzim, begati e devotshmëri për vepra të shtuara të mira.

Kjo ditë shenjon shpresën dhe besimin se durimi, përpjekja dhe solidariteti njerëzor shpërblehen.

Zoti ju bekoftë dhe ju udhëzoftë në rrugën e drejtë!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura