Fifi dhe “Maestro” lënë pas shijen e keqe të eksperiencës në “BBV”! Dy ish-banorët gati për t’u bërë pjesë e sfidës së kërcimit

Sep 16, 2023 | 11:03
SHPËRNDAJE

Sezoni i ri televiziv ka nisur me dinamika të larmishme. Sytë e gjithë publikut janë duke ndjekur personazhet e tyre të preferuar dhe angazhimet e reja që kanë marrë përsipër. Ky sezon i ri televiziv, ka nisur edhe me një rikthim të disa prej tyre në ekran.

armaldo kllogjeri fifi

Vetëm pak ditë na ndajnë nga startimi i edicionit të dytë të “Dancing with the stars”, ku gjithçka duket gati tani për të mirëpritur VIP-at në pistën e kërcimit.

Burime pranë “Panorama” kanë mundur të zbulojnë disa prej emrave të konkurrentëve, që këtë vit do të përballen në sfidën e kërcimit mes njëri-tjetrit.

fifi4

Bie në sy emri i Fifit. Këngëtarja nga Kosova prej pak muajsh është bërë nënë dhe kjo periudhë për të ka qenë kryesisht e dedikuar vogëlushit të saj. Megjithatë, Fifi ka vijuar me angazhimet e saj si këngëtare.

fifi3

Por duket se sezoni veror që lamë pas nuk ishte dhe shumë i mirë për artisten e njohur të netëve live. Përmes një postimi në “Instagram”, kengetarja ka treguar se klubet nuk e kanë ftuar pasi çmimi që ajo kërkonte ishte i lartë, ndërkohë që ftojnë artistë të huaj.

fifi2

“I falënderoj dhe i pershendes te githe clubet kosove dhe Shqipëri per kete behar.. (veço Orange Club Sarande që s’ju duka shtrenite e me mori prap). Isha pregatit kete vere qe te kem shume pune po mesa duket s’jam aq In ne treg dhe absolutisht Raf Camora, Luciano e keto te huait jane me mire per tregun tone.Po ska problem… FIFI JU DO SHUME PRAP DHE DO JU VIJE SIC KA ARDH PERHERE.Per datat e dimrit (ne qoftë se doni me marr Fifin prap se absolutisht s’me ka ngel hatri) Do merret dikush tieter me koncertet e mia jo ai me te cilin keni kontaktu deri tani. Do ju njoftoje shume shpejt.Ama m’keni bo nder, se jam tu e shiju rritjen e djalit. Mbase do kisha leke pak ma shume po edhe pa keto mire jam. Faleminderit ZOTIT Elhamdulilah!”, por duket se Fifi e ka ndjerë distancimin nga publiku, ndaj edhe këtë herë ka vendosur të rikthehet me një sfidë kërcimi.

fifi

Artistja nga Kosova, që pas përfundimit të Big Brother, u duk se i mbylli raportet me të qënurit pjesë e spektakleve në formë reality. Por shija e keqe e eksperiencës së “Big Brother”, tashmë ka përfunduar dhe ajo është gati të sfidojë veten, këtë herë në kërcim. Sesi do të jetë kjo eskperiencë e saj, mbetet për t’u parë në vijim.

fifi granit cana (6)

Një tjetër emër që spikat në këtë Dancing është padyshim ai i Armaldo Kllogjerit. I “pagëzuar” me nofkën “Maestro”, ai është sërish gati të bëhet pjesë e ekranit. Pasi mbylli eksperiencën e tij jo shumë të lehtë në Big Brother, edhe tenori i mirënjohur ka nisur të ushtrohet për garën mes yjeve në kërcim.

armaldo kllogjeri

Kujtojmë se pas Big Brother, ai u ndesh me shumë sulme, për shkak të debateve të tij me Luizin, por edhe për të gjithçka tashmë ka mbetur në të shkuarën, duke zgjedhur ti thojë “PO”, ftesës për të treguar një tjetër talent të tijin, kërcimin.

luiz armaldo

Kujtomë se Ilir Shaqiri ka konfirmuar tashmë se do të jetë ai kryetari i jurisë së këtij spektakli. Ndaj edhe përballja e tij me Fifin, edhe njëherë në skenë, pritet të ketë situata nga më dinamiket.

Emra të tjerë, që pritet ti bashkohen këtij spektakli janë Atalanta Kërçyku, Nevina Shtylla, Enxhi Nasufi, Irgen Çela dhe Eni Shehu, Sara Karaj. Ndërkohë, deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, e ka konfirmuar tashmë pjesëmarrjen e tij në këtë format.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura