Fansat “braktisin” banorët e “Big Brother”, çfarë ndodhi në rrjetet sociale të personazheve VIP! Ja kush humbi më shumë ndjekës

Apr 20, 2024 | 12:17
SHPËRNDAJE

Teksa mungon thuajse një muaj nga përfundimi i “Big Brother”, fansat tashmë janë pozicionuar duke mbështetur të preferuarin e tyre. Shifrat në rrjetet sociale ndryshojnë në varësi të dinamikave, duke na zbuluar shpeshherë se ku shkon vëmendja e publikut.

bbv

Edhe këtë javë, “Top Albania Radio” ka bërë një përmbledhje të 10 personazheve që kanë pasur më së shumti trafik në “Instagram”. Ai është një nga banorët më të komentuar të “BBV3”.

Bëhet fjalë për Jul Dedën, i cili këtë javë është rritur me 1 mijë ndjekës, nga 449 mijë ka shkuar në 450 mijë. Një rritje kjo që duket ndër më konstantet, ku javë pas jave, Juli fiton 1 mijë ndjekës.  Një tregues ky që na zbulon sesi shifrat në “Instagram”-in e tij janë reale, duke mos qenë të fryra, si të shumë konkurrentëve të tjerë.

Roza Lati po ashtu ka shtuar 1 mijë ndjekës nga java e kaluar, nga 829 mijë tashmë numëron 830 mijë. Moderatorja javët e fundit, nuk ka pasur një rritje të madhe, në krahasim me javët paraardhëse. Duket se kohët e fundit, fakti që moderatorja ka qenë disi më e tërhequr në lojë, ka bërë që edhe shifrat të “qetësohen” pak.

Kalojmë te çifti i vetëm momentalisht brenda “BBV3”, Heidi dhe Romeo. Heidin ka pasur një rritje prej 1 mijë ndjekësish, por nga ana tjetër Romeo nuk ka ndryshuar në numrin e ndjekësve duke pasur sërish 336 mijë njësoj si javën e kaluar. Kujtojmë se javët e mëparshme çifti mbante rekord në rrjetet sociale, duke pasur mijëra ndjekës të rinj. Por, fakti që tashmë ky çift nuk po paraqet më dinamika të reja, por po shijon lidhjen e dashurisë, ka bërë që dyshja most ë ketë rritje të madhe në Instagram.

Sa i përket Meriton Mjekiqit, njësoj si javën e kaluar ai është rritur sërish me 2 mijë ndjekës në “Instagram” dhe tani numëron 324K. edhe për moderatorin nga Kosova, situata është e njëjtë. Për javë me radhë, ai ka qenë banori që më së shumti ka shtuar ndjekës. Por, duket se situata për të tashmë ka mbetur në vend, ku rritja është më e avashtë se javët e shkuara.

Ndërkohë, një rritje prej 1 mijë ndjekësish ka pasur Erjola Doçi duke shkuar nga 263 në 264 mijë.

Sa u përket disa prej banorëve më të rinj se pjesa tjetër e shtëpisë, Françeska ka shtuar 2K në “Instagram”, thuajse sa javët e shkuara, Liami ka fituar 200 ndjekës nga java e kaluar dhe numëron 29.8K ndjekës, ndërsa Jetmiri është rritur me 3.4K duke numëruar tashmë 60.7K. Dinamikat e fundit në shtëpi kanë bërë që ndjekësit të shtohen në “Instagram”- in e tij.

Kujtojmë se në spektaklin e fundit, Jetmiri shprehu dhe dëshirën për t’u larguar nga loja, duke hedhur dyshimet për dy standarte në drejtim të tij. Megjithatë, vetë konkurrenti u shpreh se një përgjigje do ta kishte në spektaklin e rradhës. Akuzat e tij drejtuar produksionit, duket se janë përkthyer në ndjekës, duke e bërë atë edhe banorin me rritjen më të madhe në Instagram.

Nga ana tjetër, Egla Ceno ka humbur 400 ndjekës dhe tashmë ka 72.6K në “Instagram”. Kujtojmë se aktorja ka qenë e përfshirë në dinamika të forta në shtëpi, duke e bërë shpesh edhe protagonist.

Por, teksa në rastet e shkuara, Egla është mbështetur nga ndjekësit. Këtë herë, situata ka ndryshuar, ku duket se edhe ndjekësit nuk kanë qenë dakord me të, duke e treguar këtë fakt me largime nga “Instagram”-i i saj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura