Family Hospital, familja e madhe që shëron çdo familje të vogël: Si dhe ku duhet të shërojme problemet proktologjike dhe hemorroidet. Ja këshillat e mjekes Manuela Kaci

Nov 24, 2022 | 7:00
SHPËRNDAJE

Problemet proktologjike dhe hemorroidet janë një shqetësim i vazhdueshëm për shumë qytetarë, por fatkeqësisht informacioni është i cekët se si të dallojmë shenjat, se kur duhet të shkojmë të mjeku për tu vizituar dhe ç’është më kryesorja, ku duhet të shkojmë duke mos harxhuar as shumë para e as kohë.

family hospital

Për këtë në u lidhëm me spitalin Family Hospital, i cili ndodhet në një pozicion të favorshëm gjeografik në qytetin e Tiranës (Rruga Kongresi i Manastirit, përballë Gjimnazit ‘’Andon Zako Cajupi’’, i cili ka një  ndryshim  esencial që bën diferencën  dhe ai është ‘’ All in one ‘’.  Pra i jep zgjidhje çdo shqetësimi brenda një harku kohor të shkurtër duke kursyer  para edhe kohë për çdo pacient. Family Hospital i jep mundësinë e mbylljes së ciklit për një problematike të caktuar brenda kësaj strukture spitalore, pa asnjë sorollatje.

2cbce94b-c8aa-46fe-8666-f2425316c6e9

Në hyrje të Family Hospital na presin Fabiola dhe Elona, administratoret e Family Hospital, të cilat na tregojnë se Family Hospital është një iniciative që lidhet me dëshirën për të qenë sa më prane qytetarëve. Që në fillim, akoma pa konkretizuar projektin, Fabiola dhe Elona kishin një ëndërr që donin të dyja ta çonin me sukses drejt realizimit. Ajo ëndërr ishte  të ofronin një përkujdesje maksimale ndaj qytetarëve, me teknologjine e fjalës së fundit dhe stafin profesional, por mbi të gjitha, të dhuronim ilaçin  me rëndësishëm, që është mirësia dhe dhembshuria njerëzore, njëlloj si në familje!

Me këto fjalë zemre, u ngjitëm lart dhe takuam mjeken kirurge Proktologe Manuela Kaci. Si një profesioniste ekselente me shumë eksperiencë, Kaci është mjeke  Kirurge Proktologe, e diplomuar si mjeke e përgjithshme në vitin 1998 në Universitetin e Tiranës.  Ajo mori titullin e kirurgut të përgjithshëm në vitin 2004 dhe si Kirurge Proktologe dhe specialiste e Endoskopise në Ibn Sina Hastanesi Universita në vitin 2009.

4051adba-ad4d-4067-8c92-af8369f34e4e

‘’Asnjë ekzaminim nuk është i tepërt, çdo ekzaminim i kryer është investim për shëndetin!’’, kjo është motoja e doktoreshës e cila na priti më shumë dashamirësi për tu përgjigjur pyetjeve dhe shqetesimeve që kanë qytetarët mbi Problemet proktologjike dhe hemorroidet

Doktoresha përshendetje dhe faleminderit për mikpritjen në Family Hospital, ndihemi vërtetë si në shtëpi. Pyetja e parë që vjen shpesh është  a duhet të shqetësohemi për prezencën e gjakut në fece? 

Përshëndetje dhe faleminderit për hapsirën që i jepni shëndetit, si një nga prioritetet që duhet te ketë secili prej nesh. Po, prezenca e gjakut në fece është një shenjë mjaft e rëndësishme e cila nuk duhet neglizhuar dhe duhet vlerësuar me seriozitet nga pacientët.

d7f07969-236b-46a5-9fed-21079ba43aa8

Si ta dallojmë gjakun në fece, cilat janë shenjat?

Gjakun në fece mund ta dallojme në tre menyra: 1- si gjak të pastër , i cili mund të jetë i përzjer me fece dhe që shoqëron defekimin apo mund të jetë në fund të tij. 2- Si gjak i zi ( ose llum kafeje) që në e quajmë melena. 3- Ai mund të jeë i padukshëm kur humbjet janë më pak se 100 ml, por ama zbulohet nga çekapi me një egzaminim që quhet fece gjak okult. Në të treja rrethanat pacienti duhet t’i drejtohet mjekut për tu egzaminuar me endoskopi dhe për të gjetur burimin e hemoragjisë.

Cfarë janë çregullimet e defekimit , a duhet të shqetesohemi për to?

Normalisht njeriu defekon nga çdo ditë deri në një herë në 4-5 ditë . Nëse shmanget nga ky normalitet( varet si e ka zakon gjithsecili) dhe defekimet me konstipacion do të shoqërohen me periudha defekimi me diare dhe këto të shoqëruara me gjak e të zgjatura  atëherë pacienti duhet t’i drejtohet mjekut pasi ai mund të ketë probleme serioze të colonit deri në kancere me natyrë obstruktive ( bllokuese) të colonit.

febf4231-9093-4c63-9bf2-eba72b542547

Doktoresha, atëherë me çfarë mund t’i lidhim dhimbjet perianale (rreth anusit) ?

Dhimbjet perianale gjithmonë i lidhim me problematika dhe patologji që e kanë origjinën në atë zonë. Ato mund të jenë si rezultat i defekimit të sforcuar nga constipacioni , fisurat anale kronike dhe akute, hemoroidet interne (të brendshme) të prolabuara të trombotizuara dhe inflamuara si dhe abceset e krijuara rret anusit. Në të gjitha rrethanat pacienti duhet t’i drejtohet kirurgut proktolog për tu vleresuar, për tu diagnostikuar dhe për të marë ndihmë mjekësore profesionale.

Por, a duhet të shqetësohemi për prezencën e formacioneve indore përreth anusit?

Përreth anusit mund të gjejmë : Hemoroide externe në gjendje të qetë apo të enjtura apo trombotizuar apo inflamuar, hemoroide interne të prolabuare në stadin e lll -të apo lV-tërt të zhvillimit. Sentinele, condyloma apo dhe polipe me pedunkul të gjatë të cilat e kanë origjinën në thellësi të anusit dhe që paraqiten në zonën perianale post defekimit. Pacienti me t’i vënë re duhet të shkojë te kirurgu proktolog për tu diagnostikuar.

61f97c6c-9acd-4c92-8e0f-76033d67c5b3

A duhen vlerësuar sekrecionet që vijnë nga ndonjë buton ( puçërr) rreth anusit?

Po duhen vlerësuar sepse ai buton mund të jetë butoni i një fistule perianale e cila është forma kronike e zhvillimit të abcesit rret anusit.

Po temperatura e lartë trupore dhe dhimbjet rreth anusit a kanë lidhje?

Kur bashkshoqërohet temperatura e lartë trupore me dhimbje perianale dhe lodhje e dobësi pacienti duhet të drejtohet tek mjeku proktolog me qëllim që të diagnostikohet sepse me gjasa rreth anusit është duke u zhvilluar një proces inflamator që ne e quajmë abces dhe në të tilla rrethana pacienti ka nevojë për ndërhyrje urgjente për tu zgjidhur.

0b234684-097a-470e-bf7e-eedb49406c46

Family Hospital çfarë ofron për shërimin të këtyre sëmundjeve?

Duke nisur nga konsulta me mjekun proktolog, te pjesa laboratorike për ekzaminime të nevojshme, nga diagnostika që ka të bëjë me FGS Fibrogastroskopi dhe FKS fibro kolonoskopia. Dhe e fundit, por jo për nga rëndësia, kirurgjia!  Bashkëngjitur të gjitha këtyre, të Family Hospital do gjeni njerëzillëkun si në familje, me gjithë dhembshurinë dhe përkujdesjen maksimale që nga recepsioni e deri në fund të procesit të shërimit. Janë mbi 5000 qytetarë që na kanë besuar shëndetin në 1 vit dhe mbi 10 000 analiza e mbi 600 shtrime. Këto nuk janë thjeshtë shifra, por besim i dhënë ndaj nesh, ndaj Family Hospital.

76c26083-371d-4155-8573-ccbb9f7f55d4

Por edhe njëherë dua të theksoj: Asnjëherë nuk duhen neglizhuar shenjat e sipërmepërmendura sidomos hemoragjia si dhe formacionet rreth anusit që mund të prekë apo shikojë pacienti gjatë kryerjes së higjenës personale. Në shume raste sëmundjet proktologjike fillojnë rreth anusit dhe aty mbarojnë, por në disa raste ato janë thjeshtë shenja të ndonjë semundje madhore ( me rrezik për jetën) që fsheh organizmi. Për çdo shqetësim drejtohuni tek kirurgu proktolog për tu egzaminuar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura