Falsifikoi veprat e Ismail Kadaresë dhe i shiste kopjet si origjinale, Gjykata e Tiranës merr vendimin për një menaxhere librarie

May 21, 2024 | 11:58
SHPËRNDAJE

Gjykata e Tiranës cakton masën e sigurisë “detyrim për paraqitje” për Mirela Bardhin, 60 vjeçe, menaxhere e një librarie të njohur në Tiranë.

kadare

Mësohet se Bardhi ka falsifikuar veprat e Ismail Kadaresë duke i shitur kopjet si origjinale.

Hetimi i ndjekur nga prokurori Bledar Valikaj ka nisur pas një kallëzimi të Enxhi Hudhrit, vajzës së Bujar Hudhrit, drejtuesit të shtëpisë botuese “Onufri”.

Kallëzuesja ka pohuar në prokurori se në 2 ditë të ndryshme ka blerë 5 botime të Kadaresë në këtë librari, për të cilët ka marrë edhe kupon tatimor, por që janë kopje të falsifikuara.

Bardhi akuzohet për “shkelje të të drejta të pronësisë” dhe “fshehje të të ardhurave”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura