“Është renditur ndër universitetet më të mira”- Zv.rektori i “Luarasit”: Kemi marrëveshje me vende të huaja! Studentë të mendojnë për të ardhmen e vet!

Jun 6, 2024 | 15:07
SHPËRNDAJE

 

Prof.Dr. Petrit Bara, në nisje të regjistrimeve për vitin e ri akademik, është shprehur se “Luarasi” është renditur ndër universitetet më të mira.

Petrit Bara

Zv. rektori i “Luarasit”, i ftuar në studion e News24, u shpreh se Universiti ka lidhur marrëveshje me shumë vende të huaja si Franca, Varshava apo Vjena.

Prof.Dr. Petrit Bara u bëri thirrje studentëve të mendojnë për të ardhmen e tyre dhe të zgjedhin Universitetin “Luarasi”.

Petrit Bara: Universiteti Luarasi është i rankuar dhe i renditur ndër universitetet më të mira, i akredituar për një 6-vjeçar, tani bëhet riakreditimi i degëve të mjekësisë që bëhet 1 vit përpara.

Universiteti Luarasi rankohet në universitetet e para private të vendit tonë, kjo është një thirrje për studentët që do të mendojnë për të ardhmen e vet.

Ne këto vite në Mjekësi dhe degë të tjera janë bërë progrese, sidomos marrëveshje dhe projekte me vende të huaja në sasi shumë të madhe. Tani ka grafikë se kur do të ikin në një vend dhe kur do të ikin n ë një tjetër si në Francë, Varshavë, Vjenë, Sllovaki, kemi një shumë marrëveshje. Universiteti Luarsi është futur në një lojë të kërkimit shkencor të projekteve në rang kombëtar dhe ndërkombëtar.

Stafi pedagogjik i Universitetit Luarasi është shumë i mirë, qysh në krijimin e saj.

Kemi mbi 67 pegadogë me titujt shkencorë, plotësojmë të gjithë kriteret e një niveli bashkëkohor duke konkurruar me çdo Universitet të Tiranës. Prurjet janë shumë të mira, ka shumë të interesuar nga Tirana e rrethet që zgjedhin Luarasin. Jemi përpara përgjegjësisë për t’iu përgjigjur më mirë se vitin e shkuar.

Në të gjitha mbledhjet diskutojmë se si të përmirësojmë programin. Tarifat tek Infermieria dhe të gjitha degët e shkencave të tjera juridike, ekonomike deri në fund të gushtit janë 1600. Do të kenë edhe lëvizje, ftojmë studentët të vijnë tek Luarasi. Ne interesohemi edhe për vendet e tyre të punës.

Kemi zgjedhur hapësira, janë pasuruar laboratorët e mikrobiologjisë dhe kimisë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura