“Është normale të vish të japësh shpjegime në SPAK”- Damian Gjiknuri del pas 6 orësh nga Prokuroria e Posaçme: Janë gjëra që i kam mësuar…

Mar 1, 2024 | 15:48
SHPËRNDAJE

Ish-ministri i Infrastrukturës dhe Energjetikes, Damian GJiknuri ka dalë nga SPAK pasi është marrë në pyetje nga Prokurorët e Posaçëm Anti-Korrupsion për rreth 6 orës.

Në një prononcim të shkurtër për mediat, Gjiknuri nuk ka pranuar të tregojë se për cilën çështje është thirrur teksa u justifikua më faktin se ishte sekret hetimor.

Ish-ministri Gjiknuri u shprehsh e ka dhënë dëshmi në SPAK për çështje që ka mësuar gjatë ushtrimit të detyrës, por pa specifikuar diçka konkrete.

Damian Gjiknuri: Ju lutem se nuk kam për të dhënë shumë shpjegime.

Është gjeja me normale për të dhënë shpjegime në SPAK, për gjera që i kamë mësuar gjatë ushtrimit të detyrës. Shpjegimet i dhashë në prokurori, kështu që s’kam për të dhënë më shumë shpjegime.

Ishit i thirrur për Inceneratorët apo për McGonigal?

Gjiknuri; Kjo është sekret hetimor. Mund të jenë dhe çështje të tjera.

Damian Gjiknuri-SPAK

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura