“Është ndërtuar një strukturë primitive në Universitete”- Taulant Muka për Panorama TV: Ka largim masiv të të rinjve! Në Shqipëri bëhen politika anti-arsim

Oct 3, 2023 | 12:49
SHPËRNDAJE

Studiuesi Taulant Muka bëri përgjegjës politikën dhe shoqërinë për cilësinë në arsim dhe largimin e të rinjve.

mukaaa

I ftuar në Panorama TV, Muka u shpreh se struktura në universitetet shqiptare është shumë larg atyre perëndimore dhe se universitetet shqiptare nuk kanë reputacion përtej Tiranës e Shqipërisë.

Ai u ndal edhe tek largimi masiv i të rinjve, çka sipas tij është e pritshme, pasi tanimë nga Shqipëria po largohen edhe profesionistët.

Sipas Mukës, në vendin tonë “ka 30 vite që bëhen politika anti-arsim dhe në 10 vitet e fundit edhe më shumë.”

“Ne kemi ndërtuar një strukturë primitive që është shumë larg strukturave të ngjashme perëndimore. Universitetet shqiptare nuk kanë reputacion përtej Tiranës dhe Shqipërisë.

Fakti që 10 vite më parë ke patur 50 mijë studentë më shumë domethënë që ka disa fenomene që po ndodhin.

Ka një largim masiv të të rinjve, e pritshme se po kemi një largim edhe të profesionistëve, jo më të rinjve.

Përgjegjës është shoqëria në përgjithësi dhe politika. Ka 30 vite që në Shqipëri bëhen politika anti-arsim dhe në 10 vitet e fundit edhe më shumë.

Ke shumë nxënës që janë të përgatitur për shkencat, nuk zgjedhin të studiojnë në Shqipëri, sepse e ardhmja e këtyre degëve këtu është vetëm të bëhesh mësues, ndërkohë që mund të bësh shumë më shumë.”, tha Muka.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura