“Është dënuar në Itali me 12.5 vite burg”- Gëzoi lirinë vetëm pak orë, policia arreston sërish Sokol Sinomatajt: Ja për çfarë akuzohet

Apr 25, 2024 | 13:33
SHPËRNDAJE

Sokol Sinomataj gëzoi lirinë vetëm pak orë pasi doli nga burgu për shkak se përfitoi nga amnistia penale.

sokol sinomataj

Ish-anëtari i bandës së Gaxhai u lirua nga qelia ditën e djeshme, por vetëm pak orë më vonë është arrestuar sërish nga policia pasi 46-vjeçari është në kërkim nga autoritetet italiane.

Ai është dënuar nga Gjykata e Milanos me 12.5 vite burg për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Trafik ilegal i emigrantëve”.

“Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë: -Ekzekutoi vendimin penal për shtetasin Sokol Sinomataj, 46 vjeç, të cilin Gjykata e Milanos, Itali, e ka dënuar me 12 vjet, 5 muaj e 26 ditë burgim, për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Trafik ilegal i emigrantëve”,” njoftoi policia.

LEXONI EDHE: Iu ekzekutua djali në ballkonin e banesës, arrestohet disa orë pas daljes nga burgu “Buzëderri”! Sokol Simonati përfitoi nga amnistia, por….

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura