“Erdhi te ditëlindja ime dhe…”- E prekur, aktorja e njohur përshkruan takimin e fundit me Mirush Kabashin: Kemi qenë shumë të afërt, si në të njëjtën shtëpi

Dec 5, 2023 | 9:46
SHPËRNDAJE

Aktorja e njohur Ajshe Stari ka treguar e prekur takimin e fundit me aktorin e njohur Mirush Kabashin, i cili u nda nga jeta mëngjesin e 5 dhjetorit.

Ajshe Stari Mirush Kabashi

Në një lidhje telefonike për Neës24, aktorja rrëfen se takohej me artistin e njohur çdo javë në Durrës.

Marrëdhënia mes dy aktorëve duket të ketë qenë mjaft e ngushtë.

“Jo si në të njëjtin teatër, por si në të njëjtën shtëpi”, thotë ai.

 “Erdhi te ditëlindja ime pastaj takohesha shpesh sepse 1 herë në javë vinte në Durrës. Edhe na dukej sikur e kishin ende në Durrës, sikur nuk ishte larguar kurrë.

Bashkëpunimi i fundit megjithatë me Mirushin kemi qenë shokë dhe na lidhnin interesa të përbashkëta, kemi qenë shumë të afërt jo si në të njëjtin teatër, po si në të njëjtën shtëpi.”, tha ajo e prekur.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura