EMRI+FOTO/ Pjesëtar i Forcave të Sigurisë së Kosovës dhe nip i Naim Murselit, kush është personi i tretë i arrestuar për vrasjen e Liridonës

Dec 1, 2023 | 22:43
SHPËRNDAJE

Policia e Kosovës ka arrestuar edhe një person të tretë lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur dy ditë më parë (29 nëntor) në Prishtinë, ku u vra 33-vjeçarja, Liridona Murseli.

nipi i naim murselit

Sipas mediave në Kosovë personi i tretë i arrestuar është Kushtrim Kokalla pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Kushtrim Kokalla

Kushtrim Kokalla, pjesëtar i FSK-së i arresturi i tretë për vrasjen e Liridona Murselit, është nipi i Naim Murselit, bashkëshortit të Liridonës.

Kushtrim Kokalla Naim Murseli

Kujtojmë që gjatë ditës së sotme, në pranga është vënë, bashkëshorti i viktimës, Naim Murseli, i cili kishte paguar me 30 mijë euro autorin, Granit Plava që dyshohet se kreu vrasjen.

Gjatë marrjes në pyetje ka qenë autori i pari i cili ka treguar se është paguar nga Naim Murseli, të cilin e kishte edhe bashkëfshatar, për t’i vrarë gruan.

Më vonë edhe vetë Naimi, ka pranuar se i ka premtuar Plavës, 30 mijë euro që ai t’i vrasë gruan dhe një pjesë të parave ia kishte dhënë, ndërsa për pjesën tjetër kishin rënë dakord që t’ia jepte më vonë.

Fillimisht ngjarja u raportua si grabitje. Ku Naim Murseli pretendoi se disa persona i kanë dalë përpara makinës për t’i grabitur, ndërsa ky i fundit ka marrë dy fëmijët dhe është larguar, ndërsa autorët kanë qëlluar mbi gruan e tij.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura